Banu gati moj Lulie
me t'marr na po vina
Merri n'gryk ti ato motra
se na shum nuk rrina
Mos na le ne oborr me t'prit
ni koh hiq pa t'pa
Se kto inxhet jan pa saber
s'durohen pa t'sha
Hajde Lule mashallah
me kamb t'mar, me bismilah
Po t'urojm t'rij e pleq
Zoti t'rujt prej synit t'keq
Prej asaj dite moj Lulie
ty kur t'kemi feju
Jemi shty na mes veti
ma shum kush me knu
Merni defat edhe luni
le t'ju nin katuni
Le t'shkon zani n'shtat kojshi
kan mos ta zen gjumi
Ne luft u bashkuam, ne paqe u ndam
Cka ishte e jona, e shkelem me kamb
E turbullum ujin, qe na e dhuroj jeta
Harruam se prap, ka me na marr etja
E kemi mund dhimbjen n'kohen ma t'veshtir
buka qe e ndam, ka pas shije t'mir
Por sot njani - tjetrin n'emen s'po e thrrasim
as n'der te njani - tjetrit ma nuk po trokasum
Ah ku jemi sot? Ku jemi o Zot?
Prano lutjet tona, Ti o meshirplot
Asht vetem nje drit, e ka shum erresir
edhe kur gabojm, o Zot, Ti ke shum meshir
Askush sikur syni se ka afer lotin
ma afer e ka vetem zemra Zotin
Por sot zemrat tona dhembshuri nuk ndjejn
jetojn mes lumenjeve e ujin se gjejn
Sa here del kjo drit e hanes
me kujtohen fjalt e nanes
Per gurbet une kur jam nis
me percolli n'der te shpis
Pse o bir ne drit te qita
me shum mund per kete te rrita
Pse u gzova une ne jete
nanen sot po e len vet
Gurbetqar ju kah jeni
shum te pasur ndoshta jeni
Gjithcka blehet ne kete dynja
po veq nane askund nuk ka
Kto ishin fjalt e nanes
kur m'i tha ne drit te hanes
Ikin ditet, ikin vjetet
larg u treta ne gurbet
Nuk u largova nga deshira
por nga dhuna e nga skamja
Na mallkoj i madhi Zot
me u tretun neper bote
Sa her kthehem ne shtepi
lot me mbushen kta dy sy
Nuk me pret ma si dikur
ka mbyll syt se shoh ma kurr
Ah moj nane, e shkreta nane
veq me ty borxhli jam kan
Po kalon kjo e imja jet
prap me ty borxhli kam mbet